Sport23 Prill 2023, 22:56

Gola të anuluar dhe polemika në supersfidë, Napoli, 5 pikë larg titullit, Juventusi bie dhe ngjeshet zona Champions

Shkruar nga Pamfleti
Gola të anuluar dhe polemika në supersfidë, Napoli, 5 pikë

Napoli nuk fal, fiton 0-1 ndaj Juventusit në Torino dhe tashmë titulli kampion në Serinë A është çështje e mbyllur. 

Sfida ishte e luftuar, por u ndez vetëm në fund. Ishte Di Maria që realizoi golin në minutën 83, por u anulua për shkak të një faulli. 

Polemika pafund në minutat shtesë, ku ndodhi gjithçka. Në fakt, në fillim ishte Juventusi ai që gjeti golin me anë të Di Marias, por arbitri i ndeshjes u sinjalizua nga VAR-i, sepse në momentin e nisjes së kundërsulmit ishte Milik ai që ndërhyri ndaj Lobotkas, duke rikuperuar topin, por dhe duke i kapur këmbën sllovakut… 
 
Arbitri ktheu vendimin kryesor për gol duke e hequr dhe dhënë faull për Napolin. Më pas ishte po Juventusi ai që me Vlahovic shënoi, por topi që asistoi Kieza doli nga vija fundore dhe gjithashtu goli u anulua. 

Juventusi kërkoi një penallti për Kuadradon, por në pamje dukej se ishte kolumbiani ai që goditi këmbën e mbrojtësit dhe pikërisht në aksionin më tej ishte Elmas ai që dha asistin perfekt në shtyllën e dytë për Raspadorin, që fluturimthi i ndihmuar edhe nga topi i rëndë prej shiut, gjeti golin me Sheznin që i kaloi mes këmbëve… 

Teksa Napoli prtet tashmë vetëm matematikën për titullin kampion, Juventusi ndalet në vend dhe del me 0 pike duke qendruar në 59 pikë, por më pas Roma (një ndeshje më pak), Milani 56 pikë dhe Interi 54 pikë. 

juventus napoli seria a