TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2023, 20:26

Granada kërkon shifrën rekord për Myrto Uzunin, drejtori i klubit: Nuk kemi ndërmend ta shesim për më pak

Shkruar nga Pamfleti

Granada kërkon shifrën rekord për Myrto Uzunin, drejtori i

Granada nuk kërkon të privohet nga sulmuesi i saj më i mirë, bomberi shqiptar Myrto Uzuni.

Edhe pse sirenat e merkatos nuk kanë munguar për beratasin, ai konsiderohet shumë i rëndësishëm për ekipin bardhekuq këtë sezon në La Liga. Uzuni ka rinovuar në tetor kontratën e tij me Granadën dhe i është vënë një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh dhe drejtori i përgjithshëm, Alfredo Garsia kërkon që klubet e interesuara ta respektojnë këtë kusht.

Ai ishte golashënuesi më i mirë dhe të gjithë ekipeve që na pyesin për të, ne i kemi treguar klauzolën e largimit, prej 25 milionë eurosh. Nuk kemi ndër mend ta shesim për më pak”, theksoi Garsia.

Për lojtarin shqiptar interesohen Sauthemptoni, Reims dhe disa klube të tjera nga Arabia Saudite. Nëse do të shitet për këtë vlerë, atëherë Uzuni do të behej automatikisht lojtari më i shtrenjtë shqiptar i historisë së futbollit.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare alfredo garsia drejtori sportiv i granadës

Lini një Përgjigje