
Granit Xhaka tregon edhe njëherë tjetër sa vendimtar është te Sandërlendi. “macet e zeza” janë mposhtur 3-1 nga Uest Hemi, në sfidën e vlefshme për javën e 23 në Premier Ligë.
Xhaka e ndoqi gjithë takimin nga stoli, për shkak të një dëmtimi në gju, gjatë javës së kaluar. Mesfushori shqiptar nuk iu ka shpëtuar thirrjeve apo më saktë ngacmimeve të tifozëve vendas. Njëri prej tyre, shumë pranë pankinës së Sandërlendit e bezdiste vazhdimisht Xhakën dhe në një moment ky i fundit i drejtohet i acaruar “Çfarë do?”!
Pamjet janë bërë virale, dihet që Xhaka është një lojtar gjaknxehtë dhe nuk duron aspak provokimet që i bëjnë të tjerët. Situata solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për pak minuta, me ndërhyrjen e rojeve të sigurisë dhe stafit të Uest Hemit, gjithçka u normalizua dhe ndeshja vazhdoi rregullisht.
Heated exchange between Granit Xhaka and a few West Ham fans behind the bench. #WHUFC pic.twitter.com/MEapq9Vtax
— Roshane Thomas (@RoshaneSport) January 24, 2026
Lini një Përgjigje