
Zhduket Najara Ferreira. Volejbollistja e Dinamos, e cila nuk bëri testin e gjinisë që i kërkohej, ka humbur çdo gjurmë që nga tetori i vitit të kaluar. Për momentin, Ferreira është e pezulluar, ndërsa ka hezituar të bëjë analizën e gjinisë.
Kjo çështje mbetet pezull dhe në Federatën e volejbollit që ende nuk ka marr një përgjigje nga klubi apo dhe vetë sportistja.
Theksojmë se që nga edicioni i ardhshëm, ky test do të bëhet nga çdo volejbolliste e cila regjistrohet në kampionatin shqiptar. Çështja ende nuk ka marrë një zgjidhje në Federatën Shqiptare të Volejbollit dhe të reja të rëndësishme priten në vijim.
Braziliania u largua nga Shqipëria dhe nuk luan më për vajzat e Dinamos.
Lini një Përgjigje