TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Tetor 2025, 22:55

Holanda një hap larg kualifikimit, Danimarka luan tenis në Bjellorusi; Austria e “pamëshirshme

Shkruar nga Pamfleti

Holanda një hap larg kualifikimit, Danimarka luan tenis në Bjellorusi;

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026 për zonën e Europës. Në Vienë, Austria fitoi 10-0 ndaj San Marinos, Marko Arnautoviç realizoi “poker”. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bosnja shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe në fund nuk shkoi më shumë se barazimi në transfertë 2-2 ndaj Qipros. Austria kryeson grupin me 15 pikë, Bosnja ndjek me 13 pikë.

Në grupin C, Danimarka fitoi 0-6 në transfertë ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen e luajtur në fushë asnjanëse në Hungari në Zalaegerszeg. Për danezët shënuan Frohold në minutën e 14, Hojlund në minutat 19 dhe 45, Dorgu në minutën e  45+6, Drejer në minutat 66 dhe 78. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Skocia fitoi në Glasgou 3-1 ndaj Greqisë. Helenët kaluan të parët në avantazh me Simikas në minutën e 62, vendasit përmbysën rezultatin me golat e Rajan Kriste në minutën e 64, Luis Ferguson në minutën e 80 dhe Lindon Duke në minutën e 90+3. Situata në grupin C është si më poshtë:

Holanda një hap larg kualifikimit, Danimarka luan tenis në Bjellorusi;

Në grupin L, Republika Çeke barazoi pa gola në Pragë ndaj Kroacisë. Të dyja kryesojnë grupin me nga 13 pikë. Surpriza e këtij grupi janë Ishujt Faroe, që mundën 4-0 Malin e Zi dhe renditen në vendin e tretë me 9 pikë.

Holanda një hap larg kualifikimit, Danimarka luan tenis në Bjellorusi;

Në grupin G, Holanda fitoi në transfertë 0-4 ndaj Maltës. Kodi Gapko shënoi dy herë nga penalltia në minutat 12 dhe 48, Tixhani Reijnders në minutën e 57 dhe Depaj në minutat shtesë. “Tulipanët” kryesojnë grupin me 13 pikë.

Holanda një hap larg kualifikimit, Danimarka luan tenis në Bjellorusi;

holand kroaci danimarka kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje