TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Tetor 2025, 22:17

Jo në Beograd, por në Leskovac; Silvinjo tregon sa ndikon për Shqipërinë ndryshimi i stadiumit

Shkruar nga Pamfleti

Jo në Beograd, por në Leskovac; Silvinjo tregon sa ndikon për

Shqipëria ka mbyllur ditën e sotme përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, ndërsa të premten do udhëtojë drejt Nishit.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo foli për ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën në Leskovac.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në “ABC News”, ai theksoi se kjo nuk është ndeshja e parë dhe se nuk ndryshon asgjë për lojtarët.

Ata janë mësuar që të luajnë aty. Nuk është ndeshja e parë. Kanë bërë disa ndeshje aty. Mendoj se kjo gjë ndryshon pak, vërtet pak. Natyrisht, është një stadium tjetër, një qytet tjetër. Gjithsesi, ata janë mësuar aty, kanë luajtur ndoshta tre ndeshje. Edhe me Andorrën kanë luajtur aty. Për ne nuk ndryshon asgjë”, tha Silvinjo.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje