
Hansi Flik është pushuar nga puna si trajner i kombëtares gjermane. Lajmi është dhënë nga Federata, me një njoftim zyrtar. Ky vendim ka ardhur për shkak të rezultateve të fundit, të cilat kanë qenë të dobëta. Tekniku 58-vjeçar numëron 25 ndeshje në krye të Kombëtares së “Pancerave”, ku ka marrë mesatarisht 1.72 pikë për ndeshje.
Në 6 ndeshjet e fundit, një nga Përfaqësueset më të mëdha në botë ka marrë vetëm një fitore, një barazim, ndërsa është mundur 4 herë. Pika që mbushi kupën ishte disfata e mrbëmshme ndaj Japonisë, në miqësore, me shifrat 1-4.
Federata vendase ka filluar punën për të gjetur trajnerin e ri i cili do t’i udhëheqë për në “EURO 2024”.
Për ndeshjen miqësore të planifikuar të martën më 12 shtator kundër Francës, kombëtarja do të drejtohet nga Rudi Fëler (drejtor aktual teknik i ekipit gjerman) dhe Hënes Ulf (trajneri i ekipit nën 20- vjeç dhe me rol menaxherial në kombëtaren e seniorëve). Kujtojmë që gjermanët janë të kualifikuar direkt për në europian, pasi janë vend organizator.
BREAKING: Hansi Flick has been fired, he’s no longer German national team head coach ????⚪️????????
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 10, 2023
Federation set to discuss internally on new manager as Germany will host Euro 2024 in 9 months.
Rudi Völler will be on the bench as interim coach. pic.twitter.com/rXAXaTdyhO
Lini një Përgjigje