
“EURO 2024” po merr formë, teksa në grupin G janë zgjidhur dilemat. Hungaria ka prerë biletën për në Europian si vendi i parë pas triumfit 3-1 me Malin e Zi. Djemtë e italianit, Marko Rosi kanë grumbulluar 18 pikë, në një fushatë kualifikuese mjaft pozitive.
Në Gjermani shkon edhe Serbia, si vend i dytë me 14 pikë të grumbulluara. Barazimi 2-2 me Bullgarinë mjaftoi për ekipin e Stojkoviç për t’u bashkuar me skuadrat më të mira të Europës, aty ku tashmë siç dihet do jetë edhe Shqipëria.
Mëkat për Malin e Zi. Malazezët luftuan deri në fund por nuk ia dolën të kenë sukses. Vetëm vendi i tretë për ta dhe 11 pikë të grumbulluara. Klasifikimi mbyllet nga Lituania dhe Bullgaria.
Lini një Përgjigje