Sport16 Qershor 2024, 14:45

Hysaj ul kokën të mos goditet nga topi te goli i barazimit të Italisë, videoja virale në rrjet

Shkruar nga Pamfleti

Hysaj ul kokën të mos goditet nga topi te goli i barazimit të

Një video nga momenti kur Italia shënoi golin e barazimit me Shqipërinë është bërë virale në rrjetet sociale dhe shkak është bërë reagimi i Elseid Hysajt.

Sipas tifozëve, futbollisti uli kokën në momentin kur Barrela goditi topin, duke ia dalë ta fusë në rrjet.

“Po ul kokën se mos goditet nga topi”, shkruajnë qytetarët.

Shqipëria u mund në ndeshjen e parë të Europianit përballë Italisë me rezultatin 2-1 në Dortmund. Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë e Sylvinhos, të cilët gjetën golin me Bajramin që shënoi që në sekondën e 22, duke realizuar kështu dhe golin më të shpejtë në historinë e një kampionati Europian.

Gjithsesi kjo gjë nuk i mjaftoi Shqipërisë, me Italinë që gjeti dy gola shumë te shpejtë me Bastonin dhe Barellën në minutat 11’ dhe 16’.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë tentuan të shënonin, kur iu afruan më shumë me Manajn në minutën e 90’, por topi përfundoi jashtë kuadratit.

Kështu Italia shkon në kuotën e tre pikëve, ndërsa Shqipëria do të tentojë të arrijë maksimumin përballë Kroacisë më 19 qershor, ora 15:00 në Hamburg.