Sport16 Qershor 2024, 11:45

“Luanët” paralajmërohen: Kujdes nga huliganët e Serbisë!

Shkruar nga Pamfleti

“Luanët” paralajmërohen: Kujdes nga huliganët e

Tifozët e Anglisë janë paralajmëruar se mund të jenë në shënjestër e huliganëve famëkeq serbë, të cilët janë të njohur për trazirat që shkaktojnë në ndeshjet e mëdha.

Përballja e tyre hapëse me Serbinë të dielën është identifikuar si një nga katër ndeshjet me rrezik të lartë në fazën e grupeve të Kampionatit Europian këtë sezon. Anglia do të përballet me Serbinë në “Veltins-Arena” të Gelzenkirshenit në Gjermaninë Perëndimore të dielën.

Por për djemtë e Garet Sauthgejtit, të cilët do të kërkojnë të vendosin statusin si një nga favoritët për të fituar Europianin, ndeshja mund të jetë qendra e huliganizmit për shumë tifozë.

Tifozët e “Tre luanëve” kanë krijuar një reputacion të dobët për sjelljen e tyre jashtë kufijve ndër vite. Dhe çmimi i lirë i birrës së fortë në Gjermani ka bërë që Ministria e Jashtme të lëshojë një paralajmërim zyrtar për tifozët duke u thënë atyre të “pinë me përgjegjësi” dhe të shmangin konfliktet në rrugë dhe stadium me tifozët ultras të Serbisë.

A do të mjaftojë reduktimi i alkoolit në birrën që do të shërbehet nesër në “Veltins”?