
Ditën e sotme, Erzeni ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Xhevahir Kapllani, ndërkohë që drejtuesit kanë nisur nga puna për të gjetur një tjetër trajner që do të marrë drejtimin e skuadrës.
Me shumë gjasa, Volkan Demirel do të jetë trajneri i ri i skuadrës. Ish-portieri i Fenerbahçes dhe kombëtares turke, ishte në “Niko Dovana” këtë javë në ndeshjen ndaj Bylisit dhe si duket, palët kanë nisur bisedimet për ta emëruar në krye të stolit.
Ditët në vijim, pritet të ketë zhvillime në kampin e Erzenit, teksa koha nuk premton duke qenë se skuadra po lufton për mbijetesë.
41-vjeçari mbeti pa skuadër pasi Hatajaspori e mbylli sezonin në muajin shkurt pas shkatërrimit të qytetit, nga tërmeti i fuqishëm që përfshiu Turqinë dhe Sirinë, ndërsa Demirel humbi nga ngjarja tragjike sulmuesin nigerian Lristian Atsu bashkë me drejtorin sportiv Taner Savut.
Demirel numëron 396 ndeshje me fanelën e Fenerbahçes dhe 63 me Kombëtaren e Turqisë, ndërsa në krye të Hatajasporit ishte emëruar në vitin 2022.
Lini një Përgjigje