
Shqipëria është vetëm një pikë larg Evropianit. Kjo do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar, për më tepër që këtë herë po shkojmë drejt Gjermanisë me një lojë shumë të bukur, me shifra që tregojnë qartë se Silvinjo dhe të besuarit e tij e meritojnë një biletë. Evropiani është një vitrinë shumë e madhe, prestigjioze, për lojtarët, për trajnerin brazilian, por dhe për vetë FSHF-në, kjo edhe në aspektin financiar.
Këtë Evropian, UEFA ka rritur me 23% shifrat e fitimeve krahasuar me “EURO 2016”. 24 kombëtaret pjesëmarrëse do të sigurojnë në total 371 milionë Euro. Kualifikimi vlen 9.25 milionë Euro, shifër e konsiderueshme për një federatë të vogël si e Shqipërisë.
Bonuset konsiderohen të larta edhe në fazën e grupeve. Një fitore vlen 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi 750 mijë euro. Nëse Shqipëria do të kalonte të paktën fazën e grupeve, kjo do të shtonte në arkën e FSHF-së edhe 2 milionë euro të tjera.
Shumat që fitojnë skuadrat nga kualifikimi në grupe deri te fituesi i "EURO 2024:
9.25 milionë euro për çdo ekip që merr pjesë në grupe.
1.5 milionë euro për çdo fitore në grupe dhe 750 mijë euro vlen një barazim.
2 milionë euro për çdo skuadër që kalon në fazën e 1/16-tave.
3.25 milionë euro për çdo ekip që prek çerekfinalen.
5 milionë euro për çdo kombëtare që kualifikohet në gjysmëfinale.
7 milionë euro për finalistin që humbet
10 milionë euro për fituesin e Euro 2024.
Lini një Përgjigje