TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2025, 16:55

“I shikoja këto ngjyra me admirim”, Kristjan Asllani flet pas largimit nga zikaltërit: Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time

Shkruar nga Pamfleti

“I shikoja këto ngjyra me admirim”, Kristjan Asllani flet pas

Kristjan Asllani ka bërë një shkrim të gjatë në rrjetet sociale për largimin e tij nga Interi. Mesfushori i Kombëtares ka falenderime për të gjithë në aventurën e tij 3-vjeçare si zikaltër.

Shqiptari tregon se që fëmijë e ka parë Interin si tifoz dhe ngjyrat e këtij klubi i ka parë gjithmonë me admirim. Për Asllanin është një ëndërr e bërë realitet dhe Interi do të mbetet gjithmonë pjesë e jetës së tij kudo që të largohet.

Të dashur tifozë të Nerazzurrëve,

Ka ardhur koha të them lamtumirë dhe më besoni, nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura. Të veshësh fanelën e Interit ka qenë një ëndërr për të cilën kam bërë tifo që kur isha fëmijë, kur i bëja tifo këtyre ngjyrave me sy plot admirim. Sa herë që hyja në fushën e “San Siros”, ndjeja krenarinë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të një ekipi që do të jetë gjithmonë pjesë e imja.

Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta realizoja këtë ëndërr. Një falënderim i veçantë për shokët e mi të ekipit, të cilët nuk ishin thjesht një ekip, por një familje e vërtetë, dhe për të gjithë stafin që më shoqëroi në këtë udhëtim. Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanelë me përkushtim, sakrificë dhe respekt.

Atyre që më mbështetën, u shpreh mirënjohjen time më të thellë. Po largohem nga Milano, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time: sepse kur i do këto ngjyra si fëmijë, nuk ndalesh kurrë së mbajturi me vete.

Me dashuri”, ka shkruar mesfushori i Kombëtares.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kristjan Asllani (@kristjanasllani)

23-vjeçari ditën e djeshme u zyrtarizua te Torino, teksa kaloi në formë huazimi, me torinezët që kanë të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit në fund të sezonit. Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej ditësh, por Interi vonoi dokumentet që futbollisti të mos ishte pjese e Torinos në ndeshjen ndaj tyre.

Lideri kuqezi shpreson të kthehet në një pikë kyçe te Torino dhe të lërë gjurmë në aventurën e tij si torinez.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje