TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2025, 16:12

“Krenar të jem shqiptar”, Edon Zhegrova publikon bisedën me Ramën pas marrjes së pasaportës shqiptare (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“Krenar të jem shqiptar”, Edon Zhegrova publikon bisedën

Edon Zhegrova është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht.

Zhegrova, një prej lojtarëve më të mirë të përfaqësueses së Kosovës, luan aktualisht te skuadra franceze e Lilës. Gjatë kësaj hapësire të merkatos, emri i tij është lidhur me klubin gjigant italian, Juventus.

Bardhezinjtë flitet se janë të gatshëm të paguajnë deri në 20 mln euro për shërbimet e tij dhe janë gati t’i ofrojnë sulmuesit shqiptar deri në 2,5 milionë euro rrogë vjetore.

Por në këtë çështje nuk kishte si mos të merrte pjesë dhe kryeministri i Shqipërisë. Edon Zhegrova ka publikuar në “Instastory” bisedën me Edi Ramën.

Rama i dërgon me foto dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare. Ndërsa ka publikuar bisedën me kryeministrin, Zhegrova shkruan gjithashtu: "Krenar të jem shqiptar".

“Krenar të jem shqiptar”, Edon Zhegrova publikon bisedën

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/bajram-begaj-i-jep-edon-zhegroves-pasaporten-shqiptare-juventusi-ferkon-du-i294533

Ai mund të transferohet te Juventusi, falë rregullit që është miratuar në Serinë A. Aty, çdo skuadër ka të drejtë të regjistrojë me ekipin e parë një futbollist shqiptar si komunitar. Dhe Zhegrova do të përfitojë nga ky rregull, për të kryer transferimin e tij te Juventusi, nëse të gjitha negociatat shkojnë në rrugën e duhur.

Shqiptari kërkon që Lila të bindet nga oferta e Juventusit dhe deri më 31 gusht kur të kalojë në Serie A. Francezët e duan në ekip, por Edoni ka bërë këtë kërkesë për të qenë një 'lojtar vendas'.

edon zhegrova sulmuesi kosovar edi rama

Lini një Përgjigje