TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2024, 22:36

I shumëkërkuari Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Napolit pranë akordit me kampionët e Italisë

Shkruar nga Pamfleti

I shumëkërkuari Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Napolit pranë

Igli Tare nuk do të largohet nga kampionati Italian edhe pse emri i tij është përfolur në skuadra të ndryshme, mes tyre Totenhemi në Premier Ligë.

Mediat italiane bëjnë me dije që ish-futbollisti ka piketuar skuadrën e radhës në të cilën do të marrë rolin e drejtorit sportiv. Bëhet fjalë për kampionët në fuqi të Italisë, Napolin, ku në ditët në vijim do të vijë dhe konfirmimi. Vetë Tare është takuar me presidentin De Laurentis, ku kanë gjetur gjuhën e përbashkët për nisjen e një rrugëtimi të ri.

50-vjecari ishte pjesë e Lacios, si futbollist e më pas si drejtor teknik, skuadër në të cilën qendroi për 15 vite, ndërsa bëri një punë të jashtëzakonshme. Afrimet apo dhe vendimet e tjera të marra bënë që ai të vlerësohej maksimalisht nga presidenti Lotito, por dhe nga opinioni sportiv në Europë.

Në anën tjetër, te Napoli gjërat nuk po shkojnë siç duhet, nga shpallja kampion në vitin e shkuar te gara për të siguruar një vend në kupat e Evropës këtë sezon. Skuadra nuk po përgjigjet në mënyrën e duhur, teksa problemi nuk shihet te trajneri, por më lart, aty ku pritet që Tare të sjellë ndryshimin, por deri në zyrtarizimin e lëvizjes, situata do të jetë e njëjtë.

igli tare ish-drejtori sportiv i lacios fiorentina napoli

Lini një Përgjigje