Sport 9 Mars 2024, 20:40

Arsenali vuan por ia del të triumfojë në shtëpi, “Topçinjtë“ marrin kreun e Premier Ligës me Haverc

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali vuan por ia del të triumfojë në shtëpi,

Arsenali ka marrë përkohësisht kreun e Premier Ligës, pasi ka mundur 2-1 në shtëpi Brentfordin. Fitore e vuajtur, por e merituar për ekipin e Artetës.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19, me vendasit që kaluan në avantazh falë një goli të Deklan Rajs.

Miqtë arritën të gjenin golin e barazimit në fundin e 45 minutave të para me Visa, pas një gabimi të pafalshëm të portierit Ramsdale.

Në 45 minutat e dyta, portieri i vendasve shleu gabimin me disa pritje shpëtimtare dhe kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim erdhi goli i Havertc, që i dhuroi tri pikët dhe vendin e parë “Topçinjve“.

arsenal brentford premier liga