TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2025, 15:42

“Ia dedikojmë atij fitoren”, trajneri i Frosinones zbulon gjendjen e Alen Sherrit pas dëmtimit të pësuar: Jemi shumë të shqetësuar për të

Shkruar nga Pamfleti

“Ia dedikojmë atij fitoren”, trajneri i Frosinones zbulon

Alen Sherri mbrëmjen e djeshme pësoi një dëmtim të rrezikshëm dhe mjaft të frikshëm në sfidën që Frosinone zhvilloi ndaj Monzës. Gardiani shqiptar u përplas me një nga shokët e skuadrës dhe më pas doli menjëherë nga fusha e lojës i gjakosur.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, e kishte sërish të pamundur të vazhdonte. Një dëmtim që sigurisht ka shqetësuar stafin e Frosinones. Në lidhje më këtë ka folur trajneri, Masimiliano Alvini, i cili shprehet mjaft i shqetësuar dhe që fitoren në Kupën e Italisë ia dedikon shqiptarit.

Jemi të shqetësuar për Sherrin. Ai është aktualisht në spital dhe duhet të vendosim nëse do t’i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ekipi ia dedikon këtë fitore atij”, ka theksuar timonieri i Frosinones.

 

alen sherri portieri shqiptar masimiliano alvini trajneri i frosinones

Lini një Përgjigje