TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2025, 15:20

Kumbulla para firmës me ekipin spanjoll: Zgjodha Majorkën prej trajnerit, të martën nis stërvitjen

Shkruar nga Pamfleti

Kumbulla para firmës me ekipin spanjoll: Zgjodha Majorkën prej

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, duket se do të largohet nga Roma pasi do të rikthehet në Spanjë, por këtë herë për të veshur fanelën e Majorkës.

Pas një sezoni në huazim po në La Liga, por me Espanjolin, trajneri Xhian Piero Gasperini nuk e ka përfshirë më në planet e tij te Roma, duke hapur rrugën për një tjetër huazim të 25-vjeçarit.

Kumbulla pritet të kryejë vizitat mjekësore sot dhe më pas të firmosë kontratën me klubin spanjoll. Marrëveshja përfshin të drejtën e blerjes në fund të sezonit për një shumë që shkon deri në 8 milionë euro.

Majorka e sheh mbrojtësin shqiptar si përforcim të denjë, ndërkohë që për shërbimet e tij kishte interes edhe nga klube të tjera në Itali dhe Spanjë. Kumbulla ka përvojë në Serinë A, ku është aktivizuar më parë veç Romës, edhe me Veronën dhe Sasuolon, ndërsa rikthimi në La Liga shihet si një mundësi për të rifituar formën më të mirë.

Pas mbërritjes në ishull, Kumbulla ka thënë edhe fjalët e para, ndërsa do jetë shok skuadre me Vedat Muriqin.

Jam gati të nis stërvitjen, të martën nis gjithçka”, tha shqiptari, i cili zbuloi se duke nisur nga dita e nesërme do të vihej në dispozicion të trajnerit Jagoba Arrasate. Vetë Kumbulla pranoi se 47-vjeçari luajti një rol mjaft të rëndësishëm në zgjedhjen e tij. “Kam biseduar me trajnerin dhe ai më ka dhënë shumë besim në aftësitë e mia”, zbuloi Kumbulla, i cili pritet që të jetë lojtari i katërt i ri i Majorkës në këtë merkato vere pas Bergstrom (u ble nga Çelsi), Pablo Torre (u ble nga FC Barcelona) dhe Mateo Jozef (u ble nga Lids Junajtid).

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares spanjolle majorka

Lini një Përgjigje