TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2023, 21:13

Interesim i lartë për ndeshjen Çeki-Shqipëri, zbulohet sa tifozë do të ndjekin kombëtaren në Pragë

Shkruar nga Pamfleti

Interesim i lartë për ndeshjen Çeki-Shqipëri, zbulohet sa

Shqipëria do të zbresë në fushë më 7 shtator, teksa në “Fortuna Arena” të Pragës, në orën 20:45, do të përballet me Republikën Çeke.

Kuqezinjtë do të kenë mbështetjen e rreth 3 mijë tifozëve në shkallët e stadiumit. Një muaj më parë janë shitur të gjitha biletat, të cilat ishin vënë në dispozicion për tifozët miq, të cilat ishin rreth 1 mijë copë.

Ndërkohë, për shkak të interesimit të lartë, tifozët kuqezi kanë pritur momentin kur Federata Çeke ka hapur shitjen e biletave në faqen zyrtare dhe kanë hyrë për të siguruar një biletë, duke çuar kështu në rreth 3 mijë numrin e shqiptarëve në stadiumin “Fortuna Arena” me kapacitet prej rreth 20 mijë vendesh.

shqipëria çekia kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje