
Interi ka triumfuar në transfertë përballë Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 të Serisë A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stadio Ennio Tardini”, përfundoi 0-2 në favor të miqve.
Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua falë goditjes së Dimarkos në minutën e 42 të takimit. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi sulmuesi, Ange-Joan Boni, në minutën e 94por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Megjithatë, në minutën e 98, Turam mori “hak” për shokun e ekipit, duke e shënuar ai golin për të vulosur rezultatin përfundimtar.
Kështu, “djemtë” e Kivu shkojnë në kuotën e 42 pikëve në vendin e parë të Serisë A. Në krahun tjetër me 18 pikë të grumbulluarap pas 18 ndeshjesh, Parma mban vendin e 15.
Në përballjet e tjera të mbrëmjes së sotme, Lacio e Elseid Hysajt barazoi me rezultatin 2-2 ndaj Fiorentinës, ndërkohë që Torino e Ismajlit dhe Asllanit, u mposht 1-2 me Udinezen.
Ismajli u aktivizua titullar, Hysaj u hodh nga stoli në minutën e 80, ndërsa Kristjan Asllani u injorua sërish, duke mos marrë asnjë minutë.
Lini një Përgjigje