
Milani ka fituar 1-0 ndaj Lacios në sfidën e javës së 13 në Serinë A, e luajtur në “San Siro”. Bardhekaltrit e nisën vrullshëm, duke qenë shumë pranë golit që në minutëne 2, por goditja me kokë e Mario Gila u ndal në mënyrë fantastike nga Majk Menjo.
Në minutën e 32, Lacio ishte sërish pranë golit me Zakanjin, por Menjo bëri sërish një pritje vendimtare. Pjesa e parë u mbyll 0-0. Pjesa e dytë nisi më mirë për kuqezinjtë, të cilët gjetën golin pas një aksioni model në minutën e 51.
Salemakers te Fofana, i cili gjeti Tomorin, mbrojtësi harkoi fort dhe ulët nga e djathta për te Rafa Leao, i cili nuk fali, duke dërguar topin në rrjetë.
Një gol, i cili i kombinuar me pritjet e Menjo, mjaftoi për të ruajtur avantazhin deri në fund ku kishte një moment shumë të diskutueshëm. Pavloviç preku topin me dorë në zonë në minutat shtesë dhe u duk fillimisht se do jepej penallti.
Por gjyqtari pasi pa pamjet me VAR, akordi faull për Milanin, për një tërheqje ndaj mbrojtësit, duke shpëtuar kësisoj kuqezinjtë nga një barazim i mundshëm.
Sipas “OPTA”, që nga debutimi i tij në Serinë A (2019/2020), Rafael Leao është vetëm lojtari i 4 që është përfshirë në më shumë se 100 gola (101, 60 G+41 A) në Serinë A me një skuadër të vetme, pas Berardit (115, Sasuolo), Imobiles (125, Lacio) dhe Lautaro Martínez (139, Inter).
Në minutën e 6, Leao iu afrua golit të dytë, por Provedel i tha “JO”. Në minutën e 75, Salemakers provoi të shënonte një gol spektakolar me rroveshatë, por u ndal në fund nga Lukas Pelegrini. Në minutën e 85, Milani iu afrua golit të dytë me Strahinja Pavloviç nga goditja e dënimit. Rezultati final, Milan 1-0 Lacio.
Pas kësaj fitoreje, Milani kryeson në vend të parë me 28 pikë, duke pritur të qetë supërsfidën e nesërme Roma-Napoli, e cila mund të ndryshojë kreun.
Lini një Përgjigje