TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2023, 22:48

Interi thyen Atalantën dhe siguron zyrtarisht Champions League, Lautaro si Haland dhe Mbape

Shkruar nga Pamfleti

Interi thyen Atalantën dhe siguron zyrtarisht Champions League, Lautaro si

Interi dhe Atalanta kanë luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 37 të Serisë A, ku zikaltërit triumfuan me rezultatin 3-2. Në duelin direkt për zonën Champions, skuadrës së Simone Inzagit iu deshën 3 minuta për të mbyllur takimin në “Giussepe Meazza”.

Ishte Lukaku, i cili gjeti rrjetën që në minutën e parë të sfidës, duke suprizuar mbrojtjen e Atalantës. Por asgjë nuk kishte mbaruar, pasi 2 minuta më vonë, Barela mendoi të dyfishonte shifrat. Kaluan vetëm 3 minuta dhe Atalanta e Gjimshitit mori një “konck-out” nga Interi për duelin e zonës Champions.

Nuk kishte ndodhur që nga viti 1941. Siç thekson “Opta”, Interi nuk kishte shënuar dy gola brenda tre minutave të para në një ndeshje të Serisë A që nga 5 janari 1941, kundër Romës, me golat nga Kandianit dhe Demarias në atë kohë.

Dukej se gjithçka po shkonte mirë për skuadrën e Inzagit, por ishte Pasaliç, i cili mendoi të hapte sfidën në minutën e 36. Duke mbyllur kështu pjesën e parë me shifrat 2-1.

E Duhej sërish ndrëhyrja e njeriut të ndjeshjes në minutën e 77-të, Lukakut, i cili arrit të jepte një top fantaskik, duke u kthyer në gol nga Lautaro Martinez. Argjentinasi është lojtari i katërt i aftë të shënojë më shumë se 20 gola në secilin prej dy sezoneve të fundit në pesë kampionatet kryesore të Europës, pas Erling Haland, Robert Levandovskit e Kilian Mbapesë.

Por Atalanta nuk u dorzëzua, ishte Muriel që në minutën e 92 gjeti golin e dytë për miqtë, por kjo vlejti vetëm për statistikë.

Me këtë fitore, Interi qendron përkohësisht në vendin e 2 me 69 pikë, ndërsa Atalanta ndodhet në vendin e 5 me 61 pikë.

inter atalanta seria a

Lini një Përgjigje