
Moment historik! Luton do të luajë në edicionin e ardhshëm në Premier Ligë, pasi mposhti 6-5 në “ruletën” e penaltive Koventrin, në finalen e play-off të EFL Championship, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.
Klubi modest, arriti të siguronte për herë të parë në histori biletën për të luajtur në Premier Ligë, pas 31-vitesh, pasi për herë të fundit ka qenë në elitën e futbollit anglez në sezonin 1991-1992. Një përrallë e vërtetë për një skuadër nga një qytezë e vogël, që siguron ngjitjen në arenën më të rëndësishme të futbollit në nivel klubesh.
Ai që dënoi Koventrin ishte lojtari i akademisë Dabo, i cili gaboi 11-metërshin, që në këtë rast vlen 200 milionë paund të humbura për skuadrën e tij, që do të shkojnë në llogarinë e Luton si shpërblim për ngjitjen në Premier Ligë.
Luton do t’i luajë ndeshjet në stadiumin “Kenilwërth Road” që 10-vite më parë priste ndeshje amatore.
This is our story.
— Luton Town FC (@LutonTown) May 27, 2023
The first club to go from non-league to the Premier League! ????#COVLUT | #COYH pic.twitter.com/n2NvnBiURl
Lini një Përgjigje