Sport27 Maj 2023, 22:05

Sërish ai, gjithmonë ai! Myrto Uzuni realizon golin “me aromë” La Lige për Granadën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sërish ai, gjithmonë ai! Myrto Uzuni realizon golin “me

Myrto Uzuni nuk e ka ndërmend të ndalet. Talenti bëratas, arriti të realizonte golin e avantazhit për skuadrën e Granadës në minutën e 42 ndaj Leganes, duke bërë që fragmenti i parë të lojës të mbyllet me shifrat 1-0. Një gol me aromë La Lige ky për shqiptarin, që është padyshim lojtari i sezonit te Granada. 

Ky ishte goli i 23 në kampionat për Uzunin, që meriton notën 10 për gjithçka ka dhënë për skuadrën e tij. 

Më përpara, Myrto Uzuni ka kontribuar për Ferencvarosh në Hungari, ndërsa nuk mund të lihen pa përmendur paraqitjet me Granadën.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare granada