
Interi ka zyrtarizuar transferimin e Petar Suçiç. Mesfushori i talentuar është afruar nga Dinamo e Zagrebit.
Suçiç, 21-vjeç, është përforcim për mesfushën zikaltër. Hapësirat për Kristjan Asllanin sa vijnë e mbyllen, ndërsa pritet vetëm largimi në verë.
Kroati u afrua nga Dinamo e Zagrebit për 14 milionë euro. Kontrata është firmosur deri në vitin 2030.
Interi ndërkohë nuk do të ndalet vetëm me afrimin e tij në mesfushë. Te klubi italian po punojnë edhe për lojtarë më me eksperiencë.
Lini një Përgjigje