TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2025, 18:14

Inzagi e nxori jashtë planeve Asllanin tek Interi, Kivu vendos të ndryshojë gjithçka në debutim për mesfushorin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Inzagi e nxori jashtë planeve Asllanin tek Interi, Kivu vendos të

Simone Inzagi e kishte nxjerrë jashtë planeve Kristjan Asllanin, por mesa duket gjërat do të ndryshojnë. Mesfushori i Kombëtares pritet ta nisë titullar në ndeshjen e parë të Interit te Botërori i Klubeve.

Zikaltrit do të përballen me Monterejn, më 18 qershor në orën 03:00. Mediat në Itali e projektojnë nga minuta e parë në formacionin e Kristian Kivu, që në anën tjetër do e ketë debutim.

Kjo është mundësi për Asllanin, që të tregojë aftësitë para trajnerit të ri. Kujtojmë se u bashkua me vonesë me grupin, për shkak të angazhimit te Kombëtarja shqiptare.

Ofertat nuk kanë munguar për Asllanin gjatë kësaj kohe. Tek Interi ndërkohë nuk po nxitohen, pasi për afrimin e tij janë paguar rreth 16 milionë euro tek Empoli.

Lini një Përgjigje