TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2025, 16:46

Liga e Konferencës/ Shorti sjell fat te Partizani, Vllaznia “peshkon” ekipin letonez

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Konferencës/ Shorti sjell fat te Partizani, Vllaznia

Sot në orën 16:00 u hodh shorti për turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës. Partizani, Vllaznia, por dhe Deçiç me Malishevën mësuan kundërshtarët e tyre.

Transferta të largëta për Partizanin dhe Vllazninë, që do luajnë respektivisht përballë estonezëve të Nome Kalju dhe letonezëve të Daugavpils. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 10 korrik dhe ato të kthimit më 17 korrik. Vllaznia e luan takimin e parë në shtëpi, ndërsa Partizanit i duhet të udhëtojë.

Shorti nuk u tregua bujar me Malishevën, që do të sfidojë Vikingur Rejkjavik të Islandës. Në anën tjetër Deçiç gjeti Sileksin në short.

Kujtojmë se Dinamo do e nisë rrugëtimin nga turi i dytë i Ligës së Konferencës. Skuadra e Ilir Dajës ishte me fat pas përjashtimit të Drogedës. E njëjta gjë edhe për Ballkanin, që mëson nesër kundërshtarin.

Lini një Përgjigje