TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2026, 16:48

Irani pjesë e Kupës së Botës? Zbulohet data kur FIFA do të marrë vendimin përfundimtar në Zyrih

Shkruar nga Pamfleti
Irani pjesë e Kupës së Botës? Zbulohet data kur FIFA do
xhani infantino, iran

Një ditë pas deklaratave të presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, që konfirmuan pjesëmarrjen e Iranit në Botërorin e ardhshëm, kanë dalë në dritë zhvillime të reja lidhur me organizimin e kësaj prezence.

Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press”, FIFA ka planifikuar një takim me përfaqësues të Federatës Iraniane të Futbollit më 20 maj në Zyrih të Zvicrës. Në fokus të këtij takimi do të jetë finalizimi i detajeve logjistike për udhëtimin dhe qendrimin e ekipit kombëtar iranian në Shtetet e Bashkuara.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Amir Ghalenoei pritet të zhvillojë të paktën tre ndeshje në fazën e grupeve, ku do të përballet me Zelandën e Re, Belgjikën dhe Egjiptin.

Takimi është konfirmuar edhe nga presidenti i Federatës Iraniane, Mehdi Taj, dhe pritet të qartësojë paqartësitë që kanë shoqëruar pjesëmarrjen e Iranit. Më herët, vetë përfaqësuesja kishte shprehur dyshime për prezencën në turne, për shkak të tensioneve të vazhdueshme në rajon.

Po ashtu, autoritetet iraniane kishin kërkuar që ndeshjet e tyre të zhvilloheshin në Meksikë, por kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë nga organizatorët.

xhani infantino presidenti i fifa irani

Lini një Përgjigje