TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Korrik 2026, 09:59

Si i mbuloi Rama milionat e Kanye West: I ktheu në “Fondin Rezervë” duke ja marrë Arsimit dhe Bujqësisë

Shkruar nga Pamfleti

Si i mbuloi Rama milionat e Kanye West: I ktheu në “Fondin

Pasi shkeli Kushtetutën dhe ligjin për buxhetin, Edi Rama urdhëroi ministrat Malaj, Kumbaro e Salla të transferojnë 5 miliardë lekë në Fondin Rezervë; 2.2 miliardë nga Arsimi dhe 2.8 miliardë nga Bujqësia, të deklaruara si 'fonde të papërdorura'. Por në 6 muajt e parë, këta sektorë kanë nevojë për fonde shtesë. Makinacioni për të shmangur përgjegjësinë penale, pas pagesës së kryer më 7 korrik me Urdhër Pagese nr. 7330/4...

Pagesa e kryer në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjit "Për buxhetin e shtetit" u bë objekt i protestës, i mediave prestigjioze ndërkombëtare, i një padie në Gjykatën Kushtetuese për të anuluar Aktin Normativ dhe objekt i një kallëzimi penal në SPAK.

Ditën e hënë, menjëherë pas këtyre reagimeve dhe veprimeve ligjore në organet e drejtësisë, Edi Rama, që e di se ka kryer "krim financiar" kundër buxhetit të shtetit dhe fondit të emergjencave, ka nxituar të shmangë barrën e përgjegjësisë administrative e penale, me një abuzim tjetër.

Informacioni i ardhur në "Pamfleti" nga burime brenda Ministrisë së Financave bën me dije se kryeministri Edi Rama i ka dhënë urdhër ministrit Petrit Malaj të krijojë mundësi urgjente për të zëvendësuar në rezervën e shtetit fondet që dhuroi për koncertin e këngëtarit Kanye West.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka filluar të zbatojë me urgjencë urdhrin e kryeministrit, duke bashkëpunuar me ministren Mirela Kumbaro dhe ministrin Andis Salla, duke bërë një mashtrim financiar me fondet e këtyre dy ministrive.

Ditën e martë, është kryer procedura për të kaluar në Fondin Rezervë të Shtetit për zërin "Emergjencat" vlerën 5 miliardë lekë të vjetra, konkretisht, 2.2 miliardë lekë të transferuara nga Ministria e Arsimit dhe 2.8 miliardë lekë nga Ministria e Bujqësisë.

Këto janë trajtuar si "fonde të papërdorura për arsye objektive" në sektorin e arsimit dhe të bujqësisë për 6-mujorin e parë të vitit 2026, por është mashtrim që zbulohet nga dy fakte:

Së pari, bilanci i pritshëm i mosrealizimit të fondeve nga ministritë nuk bëhet në mes të vitit buxhetor, por në fund të vitit gjatë hartimit të buxhetit për vitin pasardhës.

Së dyti, sektori i arsimit dhe i bujqësisë, jo vetëm nuk kanë fonde të papërdorura gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026, por kanë nevojë për fonde shtesë të menjëhershme.

Nuk do shumë mendje të kuptohet që transferimet e këtyre 5 miliardë lekëve në Fondin Rezervë të Shtetit nuk kanë lidhje me mospërdorimin nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Bujqësisë, por për të zëvendësuar 4.8 miliardë lekët që Edi Rama dhuroi për koncertin e Kanye West.

Ky veprim është makinacion i "trimit" Edi Rama për të shpëtuar veten nga përballja penale, por pa asnjë vlerë për buxhetin e shtetit, sepse pagesa për koncertin u bë me urgjencë nga ministri Blendi Gonxhe, 1 ditë pas daljes së Aktit Normativ.

Me numër 861 në Regjistrin e Pagesave të Thesarit, më 7 korrik 2026, vërtetohet se me Urdhër Pagese Nr. 7330/4 dhe Marrëveshje Nr. 7330/3, të dyja më 7 korrik e të firmosura nga ministri Blendi Gonxhe, kompanisë shqiptare "Redcloud" me pronar Klodian Makashi, i janë transferuar 4.8 miliardë lekë me TVSH nga fondi i emergjencave, për koncertin e Kanye West.

Këto miliarda janë zëvendësuar në Fondin Rezervë të emergjencave me fondet që i janë hequr sektorit të arsimit dhe bujqësisë./Pamfleti

 

rama kanye west fondi rezervë fonde të papërdorura

5 Komente

  1. R
    RamadurabSalibhalja

    Ramadura burg me gjithë hajdutet t'u kthehen leket popullit

    1. L
      Lom Kabiri

      Po mire mo po ki Makashi a nuk eshte bashkepuntor njejte si ministrat Blendi Gonxhe, Tralala Kumbaro, Petrit Malaj dhe dhe ki tjetri Salloja i Crrikut. Sigurisht qe esh se per mu po mos gjej kta servila me perfitim gjatovina Ed Rama qe e trajto buxhetin tone te popllit si ta kete prone te tijn nuk do bente ket lloj sallate ala Kanye West te blere per 4.8 miliarda leke. Ki Makashi duhet marr si i pandehuri i pare nga spak qe tven men dhe te tjert sherbetor me perfitim si puna e tij.

      1. w
        wq

        Ka njeri qe te kuptoje qe nje pages nuk mund te mbulohet me zevendesim Problemi qendron se nuk po shikojme gjurme hetimi nga SPAK edhe pas kallezimit. Si eshte puna?

        1. H
          Hajdutet me kollare

          Mire keta te dy qe dihet se cfar mostrash jane por shikoni portretin qesharak te Blendi Gonxhes.Eshte fryre nga ligesia.Nga vjedhjet e paprovuara deri tani per te qene korekt etj

          1. K
            KTH

            Ne 2025 Makashi ka marre 3 milion euro per organizimin e salit it te komunitetit politik evropian menjehere pas zgjedhjeve!

            Lini një Përgjigje