TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Tetor 2025, 20:10

Ish-futbollisti i njohur kritikon Zhegrovën: Në Itali ka pak zgjedhje, por kur vjen një gjë e vogël e bëjmë të duket si diçka e madhe

Shkruar nga Pamfleti

Ish-futbollisti i njohur kritikon Zhegrovën: Në Itali ka pak zgjedhje,

Ish-futbollisti i njohur Paolo Di Kanio, nga studiot e “Sky Sport”, ka komentuar përforcimet e Juventusit, konkretisht mbërritjen e Lois Openda dhe futbollistit të Kosovës, Edon Zhegrovës.

Ai la të kuptohet se dyshja në fjalë nuk është e një niveli të lartë.

Si mund të thuash që Juventusi ka një sulm të madh me Openda dhe Zhegrovën? E kuptoj që në Itali ka pak zgjedhje, dhe kur vjen ndonjë gjë e vogël, e bëjmë të duket si diçka e madhe”, deklaroi Di Kanio.

Openda është një lojtar që te Lajpcigu luante si freestyle, nuk ishte një qendërsulmues i mirëfilltë, por një anësor që bënte ç’të donte. Atje mund të lëvizte lirshëm sepse janë ata lojtarë që dinë të shfrytëzojnë hapësirat, bashkë me Sesko. E nëse mbaron kampionatin në vendin e katërt, të pestë apo të gjashtë, nuk të thotë kush gjë. Por kur vjen te Juventusi, duhet të kesh një rol të qartë, të bëhesh një pikë referimi për skuadrën. Dhe Openda nuk është ai, as nga aspekti i lojës, e as në numra nuk ka pasur kurrë statistika të mëdha me gola”, shtoi italiani.

E njëjta gjë vlen për Zhegrovën: ka cilësi, ka një të majtë të bukur, është lojtar i këndshëm për t’u parë dhe ne e vlerësojmë sepse nuk kemi shumë si ai. Por kur shohim Orsolinin apo Politanon, na duket sikur po shohim Robenin”, përfundoi ish-futbollisti i njohur.

paolo di kanio ish-futbollisti italian edon zhegrova

Lini një Përgjigje