
Kanë filluar pak minuta më parë dy ndeshjet e para për sonte në Champions League. Në Kazakistan, përballen dy nga debutueset e këtij sezoni, Kairat Almati dhe Pafos. Qipriotët kanë mbetur me një lojtar më pak, pas më pak se 4 minutash lojë.
Anësori brazilian, Zhoao Korreia, ngatërroi sport për një moment dhe bëri një ndërhyrje të rrezikshme me ngritje take në fytyrën e kundërshtarit. Arbitri kryesor i takimit nuk pati asnjë dyshim dhe nxori direkt kartonin e kuq.
Në dy javët e para për grupet e Champions League, Pafos ka vetëm një pikë pas barazimit pa gola ndaj Olympiakosit dhe humbjes 1-5 ndaj Bajernit, ndërsa Kairat Almati ka dy humbje, 0-5 ndaj Realit të Madridit dhe 4-1 ndaj Sportingut të Lisbonës.
4' Red card to João Correia (Pafos FC)
— FutDball ⚽️ (@FutDball) October 21, 2025
pic.twitter.com/V5HfIkNqd1
Lini një Përgjigje