TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Tetor 2023, 21:03

Ish-futbollisti i Shpresave merr lajmin e hidhur, humbet sezonin pas dëmtimit të ligamentit dhe i nënshtrohet operacionin

Shkruar nga Pamfleti

Ish-futbollisti i Shpresave merr lajmin e hidhur, humbet sezonin pas

Mesfushori shqiptar, Erdis Kraja ka marrë sot lajmin e hidhur. Klubi i Askolit ka bërë të ditur se dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundit ndaj Lekos, do ta lërë ish-lojtarin e përfaqësueses Shpresa për një periudhë të gjatë larg fushave të lojës.

Kraja pësoi dëmtim gjatë sfidës dhe fillimisht u mendua se nuk ishte gjë shumë serioze. Por sot klubi i Askolit bëri të ditur se lojtari do të detyrohej t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.

Në vijim të vizitës së kryer nga mesfushori në Peruxhia pranë specialistëve, u konstatua këputja e ligamentit krocat të jashtëm, për të cilin nevojitet rikonstruksioni biologjik në artroskopi. Ndërhyrja kirurgjikale do të kryhet të hënën më 30 tetor”, shkruhej në njoftimin e Askolit.

Mesfushori 23-vjeçar shqiptar kishte kaluar këtë vit tek Askoli në huazim me të drejtë blerjeje nga Atalanta, e cila zotëron kartonin e Krajës. Deri më tani, ai kishte luajtur 5 ndeshje me skuadrën e Askolit në Serinë B, por ky dëmtim mund ta mbajë jashtë fushave të lojës deri në mbyllje të këtij sezoni.

erdis kraja mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje