TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shtator 2025, 17:20

Ish-kapiteni i Partizanit ndodhet gjithmonë në vendin e duhur, 25-vjeçari “shkund” rrjetën në Premier Ligë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ish-kapiteni i Partizanit ndodhet gjithmonë në vendin e duhur,

Tedi Cara ka shënuar golin e radhës në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, për të zhbllokuar takimin Oleksandrija-Poltava.

Cara ishte në vendin e duhur për të shënuar në favor të Oleksandrijës, ndërsa gjithçka u bë e rrezikshme pas pasimit të tij në zonë.

Ish-sulmuesi i Partizanit, me ekipin aktual numëron 4 gola në 4 ndeshjet e fundit, tregues se po përjeton moment fantastik. Cara erdhi nga “Demat e Kuq” tek Oleksandrija për 200 mijë euro në janar të këtij viti.

Vlera e 25-vjeçarit ka pësuar një rritje të frikshme në treg sipas “Transfermarkt”, nga 325 mijë euro te Partizani në 1 milionë euro brenda pak muajsh. 

Cara prej sezonit të kaluar, kur u transferua nga Partizani, është kthyer në kryefjalë tek Oleksandrija.

 

tedi cara ish-kapiteni i partizanit oleksandrija

Lini një Përgjigje