
Frederik Tosku po shkëlqen me Çezenën U-20 në këtë sezon. Sulmuesi shqiptar po shënon gola vendimtar për të tijtë, duke udhëhequr kështu ekipin drejt rezultateve pozitive.
19-vjeçari pak ditë më parë i shënoi një gol fantastik Interit U-20, teksa ditën e sotme i ka shënuar një tjetër ekipi të njohur. Bëhet fjalë për Napolin U-20.
Në sfidën që Çezena U-20 fitoi në shtëpi 3-0 ndaj Napolit U-20, Tosku gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 14 të takimit. Gol që i dha avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij.
Lini një Përgjigje