TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2024, 17:38

Ish-sulmuesi i kombëtares u del në krah futbollistëve të Kosovës në mediat rumune: Më mirë na shani nga nëna sesa të përmendet Serbia

Shkruar nga Pamfleti

Ish-sulmuesi i kombëtares u del në krah futbollistëve të

Ish-golashënuesi më i mirë i kampionatit rumun, Azdren Llullaku, ka mbrojtur vendimin e lojtarëve të Kosovës për të braktisur ndeshjen me Rumaninë, pas thirrjeve “Serbia, Serbia” nga tifozët rumunë. Ish-futbollisti i Shqipërisë luan në ligën e tretë rumune.

Ai pret që Kosova të humbasë 3-0 në tavolinë, por thotë se lojtarët mbrojtën dinjitetin duke u larguar nga fusha.

Ata do të largoheshin nga fusha edhe sikur të ishte 3-0 për Kosovën”, ka thënë Llullaku që u transferua në Rumani në vitin 2012.

E pash ndeshjen në televizion. Më erdhi keq që ndodhi kështu. E di që ajo që them për disa nuk do të tingëllojë mirë. Për aq sa di, lojtarët ishin të vendosur të largoheshin nga fusha pas thirrjeve të para ‘Serbia, Serbia’. Jam 100 për qind i sigurt se ata nuk e kanë pritur këtë për të fituar tri pikë në komisionet e UEFA-s. Vetëm se ka shumë dhembje, pasi po vazhdon kështu. Ju e kuptoni që ne në Kosovë kemi kaluar luftën.

Kemi familjarë që kanë vdekur në luftë. Unë jam larguar nga atje, i kam parë të gjitha. Është plagë që nuk është mbyllur. Më besoni, kur dëgjoni ‘Serbia, Serbia’ është shumë e dhembshme. Që kjo mos të ndodhë sërish, ata morën vendimin për t’u larguar nga fusha”, ka thënë Llullaku për “fanatik.ro”.

Sulmuesi numëron gjashtë paraqitje për Shqipërinë, ndërsa ka luajtur për shumë skuadra rumune. Ka bërë karrierë edhe në Itali dhe disa vende të tjera. Llullaku ka vazhduar t’u dalë në përkrahje lojtarëve të Kosovës.

Nga ajo që kam dëgjuar nga Rrahmani, i gjithë stadiumi ka thirrur ‘Serbia, Serbia’. Nëse do të kishte katër-pesë thirrje, nuk do të ishte problem. Por kur bërtet e gjithë masa, atëherë nuk është në rregull. Për ne në Kosovë, thirrjet ‘Serbia, Serbia’ janë shumë të dhimbshme. Më mirë të na shajnë nga nëna, çka do që dëshirojnë.

Po jap një shembull që ju ta kuptoni se si ndihemi  nëse ka thirrje ‘Serbia, Serbia’. Nëse në një ndeshje ndaj Palestinës ka thirrje ‘Izraeli, Izraeli’, si mendoni se lojtarët e Palestinës do të ndihen, kur kanë qindra fëmijë të vdekur, shtëpi të bombarduara. Kjo tregon se sa e dhimbshme është, pasi kemi kaluar në diçka të tillë”, ka shtuar Llullaku.

 

azdren llullaku ish-futbollisti i kombëtares shqiptare kosova

Lini një Përgjigje