TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2023, 18:53

Përfundon pjesa e parë/ Qazim Laçi ndez festën në “Air Albania”, Shqipëria mposht Bullgarinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Qazim Laçi ndez festën në

Përfundon pjesa e parë e miqësores që po luhet në “Air Albania”. Shqipëria ka mposhtur Bullgarinë me rezultatin minimal 1-0.

Kuqezinjtë patën shansin e artë në minutën e 9. Një gjuajtje me kokë e Arlind Ajetit pas një goditje këndi përfundoi në duart e portierit mik.


Në minutën e 24, Ajeti nisi Balliun në të djathtën. Mbrojtësi ndali topin dhe hyri në zonë, duke nisur pasimin në qendër, por askush nuk përfitoi dhe mbrojtja largoi rrezikun.

Në minutën e 33, portieri Mitov gaboi në largimin e topit duke ia dhuruar Shqipërisë me aksionin që më pas u finalizua me një diagonale të Muçit, por që u ndal nga gardiani i Bullgarisë.


Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me rrjeta të paprekura, Shqipëria gjeti golin. Laçi i dha avantazhin e shumëpritur kuqezinjve pas një aksioni me kombinim të Mitajt me Uzunin nga e majta.


Për Silvinjon kjo është miqësorja e parë dhe kështu ai ka bërë 6 ndryshime në këtë sfidë.

Shqipëria vjen në kushte perfekte në këtë miqësore kundër Bullgarisë. Përjashto atë sfidë të parë kundër Polonisë, ekipi i Silvinjos nuk njeh rivalë, në 5 ndeshjet e fundit kanë siguruart 4 fitore dhe 1 barazim, 13 pikë në total, të vetëm në krye të Grupit E dhe me një biletë në dorë për në Berlin, gati për t’u “çekuar” në sfidën kudër Moldavisë. Atmosfera është fantastike në radhët e Kombëtares, ambienti rreth ekipit përfaqësues është gjithashtu perfekt, të gjithë janë të lumtur, krenar, me atë që ka dhënë ekipi në fushë.

Silvinjo, stafi i tij, por dhe lojtarët, nuk e njohin termin miqësor, ndaj Bullgarisë është gjithashtu një sfidë e rëndësishme, ku edhe njëherë kërkohet të festojnë me tifozët. Ndryshe nga Shqipëria, Bullgaria nuk është në një moment të mirë, madje nuk fitojnë prej një viti, nga nëntori i kaluar në një ndeshje ndaj Qipros (2-0) në miqësore. Që nga ajo kohë, skuadra e drejtuar nga serbi Mladen Krstajic, në 8 ndeshje të luajtura ka regjistruar 3 barazime dhe 5 humbje. E fundit këtë të diel kur u mundën 0-2 në shtëpi nga Lituania në ndeshjet kualifikuese të Europianit, ku në grupin G ndodhen në vendin e fundit me vetëm dy pikë, pa asnjë shans kualifikimi.

Në të kaluarën dy ekipet janë përballur 11 herë ndërmjet tyre: 5 fitore Bullgaria, 4 barazime dhe 2 fitore në favor të Shqipërisë.

shqipëria bullgaria ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje