TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2026, 16:38

“Jam i lumtur këtu”, Ernest Muçi flet pasi kualifikoi Trabzonsporin në finalen e Kupës: Nuk di asgjë, të shohim çfarë sjell e ardhmja

Shkruar nga Pamfleti
“Jam i lumtur këtu”, Ernest Muçi flet pasi kualifikoi
ernest muçi

Ernest Muçi ishte protagonisti kryesor në suksesin e Trabzonsporit ndaj Genclerbirligi në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë. Skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertë, duke siguruar kualifikimin për në finale.

Sulmuesi shqiptar vulosi fitoren në minutën e 92-të, kur realizoi golin vendimtar për Trabzonsporin në fundin dramatik të takimit.

Pas ndeshjes, Muçi u ndal për mediat, ku vlerësoi rëndësinë e suksesit dhe objektivat e skuadrës për këtë sezon.

Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të arritur finalen. Ndeshjet jashtë fushe janë gjithmonë të vështira. Të luash me lojtarë të rinj e bën edhe më të vështirë”, deklaroi sulmuesi shqiptar.

Muçi theksoi se objektivi i Trabzonsporit mbetet fitimi i trofeut, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen e tifozëve.

Objektivi ynë ishte të arrinim finalen dhe të fitojmë Kupën. Po kalojmë një sezon të madh dhe tifozët tanë e meritojnë Kupën”, u shpreh ai.

Në fund, 24-vjeçari komentoi edhe zërat për të ardhmen e tij, duke lënë gjithçka të hapur për verën.

Unë jam i lumtur këtu. Por unë nuk di asgjë. Do të jetë një vendim i Trabzonsporit, mendoj se ka kohë deri më 20 maj. Më pas do të shohim. Unë jam i lumtur këtu, por të shohim se çfarë na pret në të ardhmen”, përfundoi Muçi.

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje