TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2025, 14:34

Jasir Asani nuk ndalet, edhe pse skuadra e tij humbet

Shkruar nga Pamfleti

Jasir Asani nuk ndalet, edhe pse skuadra e tij humbet

Jasir Asani, sulmuesi i krahut te kuqezinjtë, ka realizuar golin e 16-të këtë sezon, me ekipin ku aktivizohet në Azi.

Gwangju e Asanit u përmbys 2-1 në udhëtim nga Sowon, me miqtë që nuk mbajtën dot epërsinë.

Duhej minuta e 78-të që ndeshja të zhbllokohej. Gwangju fitoi një penallti dhe nga 11 metra sulmuesi Asani nuk gaboi, duke e ndalur sferën në trekëndësh. Një goditje preçize e Jasirit që festoi me shokët e skuadrës.

Kur u duk se miqtë do dilnin me tri pikë, fundi i lojës ishte dramatik për ta. Uillyan në minutën e 85-të dhe autogoli i Kim Kyung Min i dhanë tri pikë vendasve.

Asani ka realizuar 16-të gola sezonalë, 7 në kampionat dhe 9 në Champions League e Azisë.

Lini një Përgjigje