TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2025, 11:20

Sezoni i ri i Superligës, hidhet shorti për javën e parë

Shkruar nga Pamfleti

Sezoni i ri i Superligës, hidhet shorti për javën e parë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizoi sot hedhjen e shortit për sezonin e ri të Superligës, i cili është i 87-ti në histori. Superliga shqiptare do të nisë më datën 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të përfundojë në muajin maj 2026.

Skuadrat e Superligës për edicionin 2025-26 janë: KF Egnatia, KF Vllaznia, FC Dinamo City, KF Partizani, AF Elbasani, KF Teuta, FK Bylis, KF Tirana, FK Vora dhe KF Flamurtari

Para hedhjes së shortit për sezonin e ri, FSHF sqaroi ndryshimin e skemës së "Final 4", mini-turneu që në fund do vendos edhe fituesin e sezonit. Katër skuadat që renditen të parat pas 36 javëve të rregullta do i drejtohen fazës "Final 4". Të katër skuadrave do u përgjysmohen pikët, teksa do zhvillojnë nga tre ndeshje secila, me gjashtë ndeshje shtesë në Superligë.

Të gjitha ndeshjet do zhvillohen në "Air Albania" dhe në bazë të pikëve të mbledhur edhe nga sezoni i rregullt (i përgjysmuar), do kemi ekipin fitues të sezonit dhe skuadrat që do marrin pjesë në Kupat e Evropës.

Shorti, Java e parë:

Partizani - Vora

Teuta - Dinamo

Vllaznia - Egnatia

AF Elbasani - Flamurtari

Bylis - Tirana

Rregullat e sezonit

Kampionati është me 4 faza të rregullta, vajtje - ardhje.

Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në 'Final 4'.

Katër ekipet e para kualifikohen në 'Final 4'.

Pikët në 'Final 4' do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët.

Do të luhen në total 6 ndeshje dhe skema është e tillë:

Java 1

Vendi 1 vs Vendi 4

Vendi 2 vs Vendi 3

Java 2

Vendi 1 vs Vendi 3

Vendi 2 vs Vendi 4

Java 3

Vendi 1 vs Vendi 2

Vendi 3 vs Vendi 4

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e 'Final 4'.

Vendi 9 dhe 10 i Superligës bie nga kategoria.

Vendi 8 i Superligës shkon në “play out”.

Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën 'Final 4', renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:

– Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;

– Diferenca e golave (shënuar - pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës 'Final 4';

– Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + 'Final 4').

Lini një Përgjigje