
Sfida e djeshme ndaj Hajdukut të Splitit ishte e fundit për Baton Zabërgjën me fanelën e Dinamos. Sulmuesi i talentuar shqiptar e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar dhe gol.
Me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, Baton Zabërgja i ka dhënë lamtumirën Dinamos.
“Definitivisht jam shum i emocionuar, nuk di as nga të ja fillojë , me emocione të përziera !
Qenka e sikletshme që të shkrush një status per ndarjen nga kjo ekip ( e që besojë shum , se do jetë i përkohshëm, her do kur , kimia e përshtatjes do më rikthejë këtu , ndoshta edhe per ta permbylle karieren ) , sepse ky ekip me emer, më dha emer , ky menagjment duke perfshi trener , kryesi,bashkëlojtar e në veçanti, të veçantit, trener Ilir Daja te cili ma ka dhon diqka më tepër se sa e kam pritur edhe vet dhe unë bëra nje sezon te Dinamo me statistika te cilet sot me hapin rrugen drejt qëllimeve te mija personale qe i kisha,pastaj i veçanti edhe njeriu i cili me ka pranuar si pjesëtar i familjes vet,klubit dhe vazhdimisht me perkrahjen e tij më ka motivuar edhe ka merita te mëdha per mua që të arrijë ketu ku jam është Presidenti Adrian Bardhi, kjo tifozeri me zemer per klubin, ky ambient familjarë , që më konsideruat si çun të juajin , si vëlla , nuk mund ti përmbledhi me ditë e javë, qe ti perkufizojë të gjitha dhe të faleminderojë nga zemra, për këto dy vite sa isha pjesë e juaja, se si më trajtuan , dhasht Zoti që sado pak të ju kam përmbush ate çka keni kerkuar nga unë !
Jam munduar me tërë qenjen , më besoni që në asnjë sekond nuk me ka shkuar mendja që ta kursejë veten , vetem e vetem këta njerz dhe natyrisht dhe unë me ju , të arrijmë atje ku e ka vendin ky klub , per aq sa kam pas mundesi edhe atomin e fundit jam mundu ta shkri që ti permbushim ëndrrat , ju thash me duhet shum kohë që ndoshta me shkrime të ju faleminderoje secilin veq e veq , por besoje se e kuptoni emocionin tim ne këto momente dhe me kaq po e perfundojë.... .!
Zoti ju bekoftë klubi im i zemres ,, Dinamo City, kryesi , menagjment ne pergjithësi , tifozeri , deshira ime eshte qe ju të vazhdoni tutje dhe unë të krenohem me ju kudo që të jem dhe të arrini ne plediestalë në cdo kompeticion, si në superiore ashtu edhe Europë !
Me respekt Baton Zabergja !
Ju përqafon i juaji Zabi 7”, shkruan Zabërgja.
Nuk ka vonuar dhe Dinamo ka zyrtarizuar largimin përfundimtar të sulmuesit 24-vjeçar nga kryeqyteti, duke falenderuar atë për kontributin e dhënë me fanelën e Bluve të kryeqytetit.
Njoftimi zyrtar i Dinamos:
Faleminderit Baton Zabërgja!
Ndeshja kundër Hajdukut në “Air Albania” ishte e fundit për Baton Zabërgjën me fanellën e Dinamo City, para transferimit në Ukrainë. Dhe “Zabi” luajti siç di vetë, duke vënë “firmën” e tij në suksesin e madh të Dinamos.
Klubi blu dhe veçanërisht presidenti Adrian Bardhi e falënderojnë lojtarin për përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional. Shembulli më i mirë i futbollistit që sakrifikon gjithçka për fanellën dhe shokët e ekipit. I dha shumë Dinamos dhe mori po aq shumë prej saj.
Suksese me skuadrën e re në Ukrainë! Do të mbetesh gjithmonë një dinamovit, dera për ty do të jetë gjithmonë e hapur.
Faleminderit Baton Zabërgja!
Lini një Përgjigje