
Derbi spektakolar mes Juventusit dhe Torinos në Serinë A, sfidë që përfundoi me rezultatin 4-2 për skuadrën e Alegrit. Për këtë arsye, bardhezinjtë i janë afruar zonës europiane edhe më shumë, në pritje për të kuptuar nëse do t’i kthejnë apo jo 15 pikët e dënimit.
Së fundmi, Juventus ka paraqitur një apel në Komisionin e Garancive në CONI në lidhje me hetimin e Prisma. Pas dënimit prej 15 pikësh të vendosur nga Gjykata Federale e Apelit, klubi i Juventusit ka bërë zyrtarisht ankim.
Ekipi i Juriç kaloi në avantazah që në minutën e 2 me golin e realizuar nga Karamoh. Përgjigja e bardhezinjve erdhi brenda çerek ore lojë, me Kuadradon.
Në minutën e 43, Sanabria ndëshkoi “Zonjën e Vjetër”, por gëzimi ishte i përkohshëm, pasi Danilo vendosi ekuilibrat.
Në pjesën e dyte, Vlahoviç goditi shtyllën dhe më pas ka qene shtylla e Lineti, teksa Juventusi pati edhe raste të tjera me serbin. Në minutën e 67 u pa në fushë Pogba, pas thuajse 1 viti nga hera e fundit. Ai mori vendin e të riut Barreneçea. Disa minuta më pas erdhi goli i ish-futbollistit të Torinos Bremer, që realizoi pas krosimit të Kiezës. Më pas erdhi edhe goli i Rabiot për të siguruar shifrat përfundimtare në 4-2.
Lini një Përgjigje