Sport28 Shkurt 2023, 21:19

“Mendoja se një grua kishte nevojë për një burrë, kjo është gënjeshtër”, Shakira rrëfen jetën e saj pas tradhtisë së Pikesë

Shkruar nga Pamfleti

“Mendoja se një grua kishte nevojë për një burrë,

Ka ardhur momenti i së vërtetës për Shakirën. Këngëtarja kolumbiane ka dhënë intervistën e saj të dytë që nga ndarja me Zherard Pike në fund të vitit të kaluar.

Në një bisedë me gazetarin meksikan Enrike Açevedo të Televisa, ajo shpjegoi se si ndikoi ndarja për shkak të tradhtisë tek ajo.

Unë ëndërrova të kisha një familje, ku fëmijët e mi do kishin një baba dhe nënën që jetojnë së bashku në një shtëpi. Jo të gjitha ëndrrat në jetë përmbushen, por jeta gjen një mënyrë për të të kompensuar disi dhe mendoj se me mua më ka kompensuar me këta dy fëmijë të mrekullueshëm që më mbushin me dashuri çdo ditë dhe gjithashtu zbulova se ajo përralla se një grua ka nevojë për një mashkull në jetën e saj është gënjeshtër”, tregoi këngëtarja.

Shakira tregoi se si do të rindërtojë personalitetin e saj si tani që nuk është më e varur emocionalisht nga Pike.

Unë kam qenë gjithmonë e varur emocionalisht nga meshkujt, duhet ta rrëfej. Doja të isha e dashuruar dhe mendoj se kam mundur ta kuptoj atë histori nga një këndvështrim tjetër.

Kur një grua përballet me sfidat e jetës ajo del më e fortë dhe kur del më e fortë do të thotë se i ka njohur dobësitë e veta, e pranon cenueshmërinë e saj, duke shprehur atë që ndjen, atë dhimbje, sepse thonë se ‘e kundërta e depresionit është shprehja’, kam arritur të ndjej se jam e kompletuar, diçka që mendoja se nuk mund ta bëja kurrë. Tani ndihem e kompletuar”, tha ajo.

Më pas shtoi: “Kam edhe dy fëmijë që varen nga unë dhe ndjej se duhet të jem më i fortë se një luaneshë, të pranosh se ka gjëra që nuk i do, se ka ëndrra që prishen.

shakira zherard pike