TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2025, 18:14

“Ka nënshkruar kontratën e martesës, ndaj është i mërzitur”, trajneri i Rubin Kazan flet për Dakun

Shkruar nga Pamfleti

“Ka nënshkruar kontratën e martesës, ndaj është i

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku shënoi një gol mjaft të bukur në kampionatin rus ndaj Akronit, por trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov nuk ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e tij, sidomos në pjesën e parë.

“Nuk kisha dëshirë për ta zëvendësuar, por padyshim që pati kritika të ashpra ndaj tij”, ka thënë Rakhimov për “matchtv.ru”.

I pyetur për më shumë detaje, Rakhimov, tha se “është çështje e brendshme për ekipin tonë. Kishim pritshmëri të tjera prej tij. Pastaj ai doli në fushë dhe shfrytëzoi rastin. Ai duhet ta kuptojë se është një nga liderët e ekipit dhe duhet të jetë stabil”, ka thënë Rakhimov.

Në konferencë për shtyp Rakihmov është pyetur për gjendjen emocionale të Dakut, të cilit i vdiq gjyshi javë më parë.

“Çdo gjë është në rregull. Diçka pozitive ndodhi për të, pasi i vdiq gjyshi. Ai është martuar. Por ka nënshkruar kontratë martese dhe për këtë ndoshta është i mërzitur”,

Lini një Përgjigje