
Vora dhe Egnatia kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”, duke barazuar 1-1 në stadiumin e Vorës.
Skuadra mike kaloi e para në avantazh në minutën e 17-të. Fernando u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë epërsinë rrogozhinasve në pjesën e parë.
Vendasit reaguan në fraksionin e fundit të takimit. Në minutën e 86-të, Kasalla gjeti rrugën e rrjetës, duke rikthyer baraspeshën dhe duke siguruar një pikë për ekipin e tij.
Pas këtij barazimi, Vora ngjitet në kuotën e 26 pikëve, duke mbetur në vendin e shtatë të renditjes. Nga ana tjetër, Egnatia shkon në 43 pikë dhe renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.
Lini një Përgjigje