Sport22 Qershor 2024, 17:21

Kapaciteti 47 mijë vende, por 35 mijë zemra kuqezi në stadiumin e Dyseldorfit; ndaj Spanjës për të shkruar historinë

Shkruar nga Pamfleti

Kapaciteti 47 mijë vende, por 35 mijë zemra kuqezi në stadiumin e

Shqipëria do të sfidojë Spanjën të hënën në orën 21.00, në një ndeshje ku kuqezinjtë synojnë 3 pikët, për të vazhduar më tej. Atmosfera është pozitive në grup, pas atij barazimi 2-2 ndaj Kroacisë, pak ditë më parë.

Në stadiumin e Dyseldorfit, pritet të jenë jo pa por 35 mijë tifozë kuqezi, në mbështetje të kombëtares. Stadiumi që ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh do  të kthehet në një skenë spektakli, ku do të mbizotërojnë ngjyrat kuq e zi.

Stadiumi është ndërtuar në periudhën 2022-2024 dhe ka kushtuar 240 milionë euro. Kombëtarja shqiptare luan për herë të parë në këtë impiant, që mund t’i sjellë fat për fitoren e parë në grupin B.

Ekipi i drejtuar nga Silvinjo numëron 1 pikë deri më tani (ka shanse për kualifikim), ndërsa Spanja kryeson grupin me 6 pikë.  Takimi tjetër i grupit B është ai mes Kroacisë dhe Italisë.

 

shqipëria "euro 2024"