Sport22 Qershor 2024, 15:34

Mario Mitaj në “shënjestrën” e klubeve italiane, 3 ekipet e Serisë A bëjnë gati çekun për yllin e kombëtares

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj në “shënjestrën” e klubeve italiane, 3

Mario Mitaj padiskutim është një nga talentet e kombëtares shqiptare. Mbrojtësi i majtë pavarësisht moshës së re ia ka dalë të fitojë një fanelë titullari te kuqezinjtë, madje të jetë i “paprekshëm” në 11-tëshen e Silvinjos.

Paraqitjet e tij kanë “çmendur” ekipet “BIG” dhe në Serinë A janë mbi 3 skuadra që kërkojnë 20-vjeçarin. Mitaj aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Moskës, me të cilët ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Në këto kushte skuadra ruse duke parë interesimet për Mitaj është gati të mbushë arkat me shitjen e tij. Ekipe si Juventusi, Lacio apo Bolonja kanë mësuar edhe çmimin që kërkojnë rusët për shërbimet e 20-vjeçarit. Çdo ekip që dëshiron transferimin e mbrojtësit duhet të bëjë gati “çekun” prej 10 milionë eurosh.

Shifër kjo që sigurisht nuk shihet të jetë problem për skuadrat italiane dhe gjatë kësaj merkatoje mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e shqiptarit.

Pavarësisht gjithçkaje, një gjë është e sigurtë, se e ardhmja e Mitajt do të jetë e ndritur dhe se 20-vjeçari do të jetë një lider i padiksutueshëm kudo, pasi luan si një veteran.

 

 

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare