Sport22 Qershor 2024, 16:26

Lajm i bujshëm nga Italia, Armando Broja gjithmonë e më pranë Milanit

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i bujshëm nga Italia, Armando Broja gjithmonë e më

Lajm i bujshëm nga Italia! Sipas “Tuttomercatoweb” portal, i cili merret me tratativat e merkatos, ka theksuar se drejtuesit e Milanit janë në Londër për të përfunduar bisedimet me Çelsin sa i përket transferimit të Armando Brojës.

Sipas “Tuttomercatoweb”, kjo lëvizje e drejtuesve kuqezi është bërë pasi ata mendojnë se firma e Brojës nuk do të përjashtonte afrimin edhe të një tjetër sulmuesi në ditët që do të pasojnë.

Milani po projekton Armando Brojën si një nga emrat e repartit të sulmit për edicionin e ri.

Broja është një profil që pëlqehet nga klubi italian, duke parë edhe moshën e tij të re dhe mundësinë e jashtëzakonshme të përmirësimit që ka futbollisti shqiptar. Ai shihet si një alternativë e rëndësishme për majën e sulmit, ku prioritet vazhdon të jetë gjithsesi blerja e Xhoshua Zirkze nga Bolonja.

Megjithatë, Milani ka një kusht të qartë për Çelsin në mënyrë që të finalizojë transferimin e Brojës. Sipas mediave përtej Adriatikut, klubi italian ka hapur negociatat me idenë e qartë se nuk do të blejë menjëherë kartonin e futbollistit. Italianët kanë kërkuar që ai të huazohet, por me të drejtë blerje me një shifër të përcaktuar, vetëm në fund të edicionit.

Ky vlerësohet si kusht i panegociueshëm për momentin, për shkak të situatës financiare të Milanit që nuk dëshiron të kalojë kufijtë e përcaktuara nga UEFA për Fair Play Financiar. Tani mbetet të shihet si do të reagojë Çelsi ndaj këtij propozimi, duke llogaritur se Broja nuk bën më pjesë në planet e londinezëve dhe ata shpresonin të fitonin menjëherë të ardhura të rëndësishme nga shitja e tij.

armando broja sulmuesi shqiptar milan