TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2025, 16:07

Klodian Duro emërohet në stolin e ekipit shqiptar, skuadra ka objektiv vetëm elitën

Shkruar nga Pamfleti

Klodian Duro emërohet në stolin e ekipit shqiptar, skuadra ka objektiv

Klodian Duro është emëruar trajner te Liria e Prizrenit. Rikthim i bujshëm për ish-lojtarin e Kombëtares, që eksperiencën e fundit e kishte me Gjilanin në vitin 2023.

Liria ka objektiv të madh për edicionin e ardhshëm. Klubi ka si synim të vetëm të rikthehet në elitën e futbollit kosovar.

Njoftimi i Lirisë:

“Klodian Duro, mirësevjen te FC Liria.  Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren. Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton”.

Lini një Përgjigje