TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2025, 21:03

Klubi thyen udhëzimin e FIFA-s me Rei Manajn, sulmuesit kuqezi i duhen 11 metra për golin e parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Klubi thyen udhëzimin e FIFA-s me Rei Manajn, sulmuesit kuqezi i duhen 11

Rei Manaj është kthyer sot në fushën e lojës me klubin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai ka zbritur në fushë me fanelën e Al Sharjah, ndonëse nuk kishin kaluar as 48 orë nga sfida që kishte luajtur si titullar me Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit.

Sulmuesi kishte luajtur nga fillimi të martën ndeshjen ndaj Letonisë në ”Air Albania”, por në klubin e tij udhëzimi i FIFA-s për të ruajtur lojtarët duke mos i aktivizuar pa kaluar 48 orë nga ndeshjet e Kombëtares, as që është respektuar.

Manaj luajti si zëvendësues në këtë sfidë në transfertë ndaj Korfakhan, duke u aktivizuar vetëm në minutën e 59 të saj. Megjithatë, ai la shenjën e tij në këtë duel, teksa ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, i cili shënoi me penallti në minutën e 9 shtesë të takimit për të vulosur barazimin 2-2.

Ky ishte goli i parë në kampionat për Manajn me klubin e ri, teksa më parë kishe shënuar vetëm në Kupën e Ligës të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pjesë e skuadrës së Al Sharjah nga minuta e parë ishte edhe mesfushori i Shpresave, Feta Fetai.

rei manaj sulmuesi shqiptar al sharjah

Lini një Përgjigje