TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2025, 18:31

Aleati i Trump u qëllua për vdekje, tifozët kërkojnë që SHBA-së t’i hiqet e drejta e organizimit të Botërorit

Shkruar nga Pamfleti

Aleati i Trump u qëllua për vdekje, tifozët kërkojnë

Tifozët kanë bërë thirrje që Shteteve të Bashkuara t’u hiqet e drejta e organizimit të Kupës së Botës verën e ardhshme, pasi Charlie Kirk u qëllua për vdekje të mërkurën.

Aktivisti “MAGA” po drejtonte një aktivitet në Universitetin e Luginës së Utah-ut kur u qëllua në qafë ndërsa fliste në skenë.

Lajme të tilla kanë shqetësuar jo pak tifozët, për turneun që do zhvillohet në Amerikë.

Me të shtënat dhe vrasjen e  Charlie Kirk, Amerika nuk duhet të lejohet nga FIFA të bashkë-organizojë Kupën e Botës”, shkroi një tifoz në X. “Si do të mbahet Kupa e Botës në një vend të pasigurt pas skenave të vrasjes së Charlie Kirk?”, pyeti një tjetër.

Kirk ishte një nga figurat më të njohura të politikës konservatore në SHBA dhe themelues së bashku me Bill Montgomery i organizatës Turning Point USA, krijuar në vitin 2012 për të promovuar ide konservatore në universitete dhe kampuset amerikane. Ai kishte 5,2 milionë ndjekës në X dhe 7,3 milionë në TikTok, dhe ishte mbështetës i zjarrtë i presidentit Donald Trump.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga Presidenti Donald Trump, i cili me anë të një postimi në rrjetin social “TruthSocial”, njoftoi se aktivisti konservator Charlie Kirk ka ndërruar jetë.

I Madhi, madje edhe Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Askush nuk e kuptonte ose nuk e kishte Zemrën e të Rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Çarli. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Çarli, të duam!”, shkroi Trump në Truth Social.

charlie kirk aleati i donald trump

Lini një Përgjigje